Boksieri shqiptar, Reshat Mati do të ngjitet në ring me 1 tetor për përballjen me Vladyslav Baranov.
Meçi mes Reshat Matit dhe Vladyslav Baranov do të zhvillohet në Milano të Italisë me 1 tetor, shkruan GazetaBlic Sport.
Reshat Mati, i njohur si “Ariu shqiptar” ende nuk ka shijuar humbjen, pasi në dhjetë duele ka të gjitha fitore, shtatë prej të cilave i ka arritur me nokaut.
Boksieri shqiptar 23 vjeçar thotë se është përgatitur maksimalisht për ta fituar këtë përballje. Fillimisht ishte caktuar meçi mes Matit dhe Nicola Cristofori, por ky i fundit është tërhiqur në javën e fundit, për t’u zëvendësuar nga Baranov. Kjo nuk i ka penguar Matit, i cili thotë se me 1 tetor do të bëjë punën e tij në ring.

“Kisha katër javë kamp për t’u përgatitur për këtë luftë. Fillimisht ishte një kundërshtar tjetër, por nuk ka rëndësi për mua. Po e pres 1 tetorin për ta bërë punën time”, tha fillimisht Reshat Mati për ‘GazetaBlic Sport’.
Për boksierin 26 vjeçar nga Ukraina, Baranov, Mati thotë se është një kundërshtar i ndërlikuar me eksperiencë. Sidoqoftë – Mati do ta japë maksimumin që të qëndrojë i pamposhtur.
“E di që ai nuk është një luftëtar i lehtë. Ai është një boksier i ndërlikuar. Ai luftoi me kundërshtarë shumë të fortë, por unë do të bëj gjithçka me fuqinë time për të qëndruar i pamposhtur”, vazhdoi “Ariu shqiptar”.
Për 26 vjeçarin që jeton në Amerikë ka përkrahje të madhe nga shqiptarët. Për këtë “Ariu Shqiptar” është mjaft i lumtur dhe potencon se do të bëjë gjithçka që të mos i zhgënjejë të premten.
“Unë jam shumë mirënjohës për të gjithë mbështetjen e tyre. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të mos i zhgënjyer ata”, përfundoi Mati.
/GazetaBlic Sport/



