Sporti

Nuk ka gola në Itali, Salzburgu tregon “dhëmbët” ndaj Bayernit në Austri

02/16/2022 21:46
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Në dy takimet u realizua vetëm një gol, atje ku në Austri, Salzburgu është në avantazh ndaj Bayern Munich, shkruan GazetaBlic Sport.

Adamu shënoi golin e vetëm për 1 me 0, pas 45 minutave të parë.

Në anën tjetër, derbi mes Interit dhe Liverpool nuk ka prodhuar gola. Rezultati atje është 0 me 0.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre, por që golat nuk erdhën dot. Calhanoglu ishte më së afërmi të shënonte, ku goditi shtyllën pas një godtije të fortë.

/GazetaBlic Sport/