Duket se problemet nuk kanë fund për skuadrën e Stefano Piolit, me një tjetër emër të rëndësishëm që duket se nuk është në formën e tij më të mirë.
Mediet italiane raportojnë se me shumë mundësi Christian Pulisic nuk do të jetë në gjendje të luajë ndaj Lecces, në takimin e planifikuar për të shtunën në orën 15:00.
Ashtu si Simon Kjaer edhe Pulisic është duke zhvilluar seancë të personalizuar, me amerikanin që duhet të rekuperohet pas probleme që pati në ndeshjen e Champions League ndaj Paris Saint-Germain.
Ndonëse nuk raportohet të ketë problem shumë serioz, sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës të Milanit.


