Ka përfunduar koha e rregullt në finalen e Conference League.
Nuk ka gol pas 90 minutave në Athinë, atje ku Olympiacos dhe Fiorentina po zhvillojnë një ndeshje shumë të luftuar, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati është ai i fillimit, 0 me 0, me të dy skuadrat që rrezikuan por që nuk ishin të sakta para portës.
Ndeshja shkon tashmë në vazhdime dhe mbetet të shihet se a do të ketë fitues apo do të jenë të nevojshme penalltitë.
/GazetaBlic Sport/