Sporti

Nuk ka fitues në “Wembley” pas 90 minutave, Italia dhe Spanja e kërkojnë finalen e madhe pas vazhdimeve

07/06/2021 22:50
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar koha e rregullt në mes Italisë dhe Spanjës në Kampionatin Evropian.

Rezultati pas 90 minutave është 1 me 1, andaj ndeshja shkon në vazhdime, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte Federico Chiesa që shënoi në minutën e 60′ për epësinë e kombëtares së Italisë duke e “ndezur” stadiumin “Wembley”.

Megjithatë, i inkuadruari në pjesën e dytë për Spanjën, Alvaro Morata shënoi golin e barazimit për kombëtaren Iberike.

Tashmë ndeshja shkon në vazhdime dhe mbetet të shihet se cila kombëtare do të kalojë tutje.

/GazetaBlic Sport/