Sporti

Nuk ka fitues në super derbin mes Trepçës dhe Prishtinës në “Minatori”, ndeshja shkon në vazhdime

02/18/2022 19:12
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar koha e rregullt në super derbin e basketbollit mes Trepçës dhe Prishtinës.

Ishte një ndeshje shumë interesante në palestrën “Minatori”, atje ku nuk ka fitues pas katër çerekëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Trepça fitoi tre çerekët e parë me rezultat, 28-25, 19-17, 16-14, kurse çereku i katërt i takoi skuadrës së Prishtinës, 17-24.

Rezultati pas katër çerekëve ishte 78-78.

Collins ishte koshashënuesi më i mirë tek venasit me 17 pikë të realizuara, kurse Brown ishte më i miri tek mysafirët me 22 pikë.

Tashmë ndeshja shkon me vazhdime.

/GazetaBlic Sport/