Sporti

Nuk ka fitues në kohën e rregullt, finalja e Evropianit të femrave mes Anglisë dhe Gjermanisë shkon në vazhdime

07/31/2022 19:52
nga:E K

Koha e rregullt nuk ka prodhuar fitues në finalen e Kampionatit Evropian për femra.

Anglia dhe Gjermania luajtën baras (1-1) për 90 minuta të këtij dueli, shkruan GazetaBlic Sport.

Të parat në epërsi kaluan anglezet me golin e Ella Toone në minutën e 62’të të takimit.

Festën anglezeve ua ndaloi Lina Magull e cila shënoi golin e barazimit në minutën e 79’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/