Sporti

Nuk ka bileta në shitje për ndeshjen ndaj Greqisë, vetëm 10% e stadiumit do të jetë me tifozë

09/03/2021 20:55
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se nuk do të ketë bileta në shitje për ndeshjen kundër Greqisë, kjo për shkak të masave të reja të qeverisë për parandalimin e pandemisë.

Vetëm 10 % e hapësirës së stadiumit do të jetë në dispozicion dhe kjo hapësirë do të jetë e rezervuar për të dyja ekipet, tifozerinë “Dardanët” , protokollin e shtetit dhe stafin organizativ. Të gjitha biletat për këta pjesëmarrës do të jenë falas, njofton FFK, përcjell GazetaBlic Sport.