Sporti

“Nuk jeni të mirëpritur”, tifozët e Marseille nuk i duan ‘ultrasit’ e Frankfurtit në Francë!

09/11/2022 11:10
nga:L J

Një nga ndeshjet më të “zjarrta” në mesjavë do të jetë ajo mes Marseille dhe Eintracht Frankfurt.

Ky ballafaqim do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së dytë të grupeve të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Tifozët e dy ekipeve njihen si ndër më të flaktat në Evropë dhe tashmë përgatitjet për këtë sfidë veç kanë filluar.

Megjithatë, tifozët e Marseille kanë befasuar me mesazhin e fundit në drejtim të atyre të Frankfurt.

“Nuk jeni të mirëpritur Frankfurt”, shkruhet në muret e qytetit të Marseille.

Kujtojmë se tifozët e Frankfurtit kanë bërë transferta me mijëra tifozë vitet e fundit, por pas këtij mesazhi pritet që siguria për ta nga autoritetet përkatëse të jetë shumë më e madhe se sa që pritej.

/GazetaBlic Sport