Sporti

“Nuk jemi mësuar me finale”, presidenti i Atalantës: Askush nuk na e merr trajnerin

05/10/2024 14:44
nga:E K

Atalanta arriti për herë të parë në një finale europiane pasi ia doli me sukses në dy sfidat gjysmëfinale ndaj Marseille duke fituar me rezultatin e përgjithshëm, 4-1. Presidenti i klubit, Antonio Percassi, një ish-futbollist u shfaq i lumtur ndërsa bëri të ditur dhe planin e tij për stolin;

“Është një ëndërr që u realizua, po rritemi. Tani përgatitemi për të ardhmen që bëhet vërtet interesante. Një skenar që nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Nuk jemi mësuar me këtë, por tani le ta shijojmë.

Gasperini ishte vendimtar pasi në këto vite jemi rritur vazhdimisht. Sigurisht ai pastaj është pak i vecantë nëse gjërat nuk ecin si duhet. Nëse kemi frikë se na e merr kush? Ka ende një vit kontratë ndaj është e pamundur që dikush të vijë dhe të na e marrë. Pastaj nëse do të jetë ai që kërkon largimin, edhe pse me keqardhje, do të flasim”, u shpreh Percassi.