Showtime

“Nuk janë fallco”, thotë Arta për lidhjen e Vivien me Getinjon

01/06/2023 23:02
nga:G B

Banorja e Big Brother VIP, Arta ka folur sonte në natën Prime rreth çiftit të krijuar brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, Vivien dhe Getinjos.

Arta ka theksuar se pëlqimi në mes të Vivien dhe Getinjos është real, ndërkaq debatet e tyre sipas saj kanë ndodhur për shkak të “egove” të dyshes.

“Po ja jap pak të drejtën me fol rreth tyre. Unë jam këtu prej fillimit dhe i kam parë prej fillimit dhe në shtëpi brenda vërehet energjia. Iu kam thënë edhe këtyre dyve që më duken tepër ‘cute’ dhe gjatë kohës kur e kanë akuzuar njëri-tjetrin, më janë dukur të pabaza sepse i kam parë si ‘sy i tretë’”, ka thënë Arta.

“Sa herë që ka ndodh ndonjë hidhërim i vogël, kanë qenë përplasje egosh, Vivin e kam kuptuar sepse ndoshta do të reagoja edhe unë njëjtë në formën time. Gjithashtu, edhe Getinjon e kam kuptuar sepse i kuptoj dhe meshkujt se çfarë mendojnë. E kam ditur se do të pajtohen sepse këta pëlqehen sinqerisht. Nuk më është dukur që njëri apo tjetri janë ‘fake’”, ka shtuar ajo.

Ndiqeni spektaklin në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe ‘live’ edhe në platformën YouTube.