Lajme

Nuk iu pranua dorëheqja, reagon Xhafer Gashi

11/10/2025 19:21
nga:Genita C

Xhafer Gashi njofton se Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq nuk e ka pranuar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit, raporton GazetaBlic.

Ai falënderoi anëtarët për besimin dhe mbështetjen dhe tha se do të vazhdojë të punojë për misionin e përbashkët të partisë, duke theksuar unitet, dinjitet dhe përkushtim.

Ndryshe, në lidhje me këtë ka reaguar edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili ka thënë se ka refuzuar dorëheqjen morale Xhafer Gashit nga funksionet në LDK’së, pas humbjes në garën për kryetar të Obiliqit.

Abdixhiku ka thënë se humbjet, sikurse fitoret, janë pjesë e një rrugëtimi të gjatë politik.

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit pas humbjes në Obiliq: LDK nuk i braktis njerëzit e saj në një moment të vështirë