Uncategorized

Nuk iu dha leja për të hyrë në Kosovë, ankohet Petkoviq

04/16/2021 10:44
nga:M K

E ashtuquajtura Zyre Serbe për Kosovën ka njoftuar se institucionet në Prishtinë i janë përgjigjur negativisht njoftimit të shefit të kësaj zyreje, Petar Petkoviq për ta vizituar Kosovën sot dhe nesër.

Nga kjo zyre thonë se qëllimi i vizitës ishte për të takuar popullatën serbe dhe për të biseduar me ta.

“Është e qartë që qeveria e re në Prishtinë do të përdorë çdo justifikim të mundshëm, përfshirë situatën me virusin korona, për të imponuar një politikë antiserbe të barrierave dhe ndalesave”, thuhet në njoftimin e të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën”, raporton Tanjug.

LEXO EDHE:

S’e përmendi Kosovën në një postim në rrjetet sociale, Lajçak vërshohet nga kritikat