Lajme

“Nuk ia kemi pasur borxh këtë situatë”, Sheholli: Kurti e ka kuptuar se SHBA mund ta izolojë Qeverinë – kështu të veprojë nesër në Bruksel

11/19/2022 14:11
nga:G B

Fatmir Sheholli nga Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka thënë për Gazeta Blic se kryeministrit Kurti nuk ia kemi pasur borxh që ta sjell vendin në këtë gjendje sikur në vitin 2013 dhe ta pres minutin e fundit për targat, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se me shumë mund në vitn 2013 është arritur integrimi i serbëve në institucione.

“Kryeministrit Kurti nuk ja kemi pasur borxh që të pres minutin e fundit dhe të na sjellë në situatën e vitit 2013. Kjo formë e komunikimit në distancë me serbët lokal siç po shihet ka pasur pasoja të mëdha. Sepse tash duhet të bisedojmë për pjesëmarrjen e serbve në zgjedhje lokale, për kthimin në institucione të Kosovës të gjyqtarëve, prokurorëve, policëve dhe administratës. Të githa këto me shumë mund i patëm arritur në vitin 2013”, ka vlerësuar ai.

Sheholli ka theksuar se Kurti po ekzaltohet kur po e telefonon dikush nga SHBA, pasi tani e ka vërejtur se Amerika mund ta izolojë Qeverinë e Kosovës.

“Tash, Kurti duke vërejtur se SHBA mund ta izolojë Qeverinë e Kosovës, po ekzaltohet kur po e thërret dikush nga Amerika në telefon. Nuk ka pasur nevojë ta sjellë Kosovën në këtë situatë. Kurti dhe çdo kush pas Kurtit derisa të ketë njerëzim, duhet ta kuptojnë që SHBA janë aksionari më i fuqishëm i çlirimit dhe shtetbërjes së Kosovës”, ka potencuar ai për Gazeta Blic.

Sipas tij, kur Amerika kërkon shtyrje 10 muaj të vendimit për targat, nuk duhet pyetur cila është siguria pastaj, pasi nuk duhet pasur mosbesim ndaj saj.

“Kur Amerika na i kërkon 10 muaj prolongim për tabela, nuk duhet pyetur cila është siguria se çka ndodhë pas 10 muajve, sepse atëherë i bjen që nuk po i besojmë Amerikës që është aksionari kryesor i çlirimit dhe shtetbërjes se Kosovës. Me mikun e pakontestueshëm nuk bën të keni jo besueshmëri. Amerika është fundamenti i krijimit të shpirtit të shtetit të Kosovës”, ka thënë Sheholli.

Ai shton se Kurti nesër në takimin në Bruksel duhet të kërkojë falje për situatën e krijuar dhe të thotë se pranon rekomandimin e SHBA-ve pa kurrfarë kushti.

“Kryeministri Kurti nesër në takim në Bruksel duhet të thotë se pa kurrfarë kushti e dëgjojmë rekomandimin amerikan dhe të kërkojë falje për këtë situatë të krijuar”, ka deklaruar Fatmir Sheholli./Gazeta Blic/