Showtime

“Nuk i përfaqëson heroinat”, Vedati komenton rastin e videos së Julianës pas sqarimit me të

02/12/2023 15:49
nga:G B

Vedati ka biseduar me Andin lidhur me deklaratën e tij që e ka dhënë në Prime të premten lidhur me rastin e Julianës për shantazhin që kishte marrë për një video intime.

Vedati ka thënë se e rithotë se Juliana nuk i përfaqëson heroinat me kauzën e saj që është duke bërë si pasojë e kësaj videoje.

“Rastin e saj unë e dënoj, por nuk është tragjedi apo përdhunim. Ai i ka bërë keqpërdorim, matrapazi, njeri i paskrupullt që ia ka publikuar atë video, dhe e dënoj”.

“Kurse, kjo tani është temë tjetër. Rastet e përdhunimeve të grave, për mua janë heroinat dhe mbesin gjithmonë heroina të kombit”.

“Ti nuk i përfaqëson ato gra, ti fol për vete dhe rastin tënd, ti nuk u përfaqëson heroinat”, ka thënë Vedati.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.