Ylli televiziv, Chloe Ferry, ka ekspozuar linjat e saj trupore me një palë të brendshme transparente.
25-vjeçarja nuk i ka lënë vend imagjinatës së 3.7 milionë ndjekësve të saj në “Instagram” me pozat provokuese.

Chloe ka pozuar para pasqyrës, aty ku ka shkrepur edhe “selfie”-t super seksi. Fotot i ka realizuar në dhomën e hotelit, pasi aktualisht ndodhet me pushime në Ibiza.
Gjithashtu me këto foto “hot”, e reja ka treguar edhe tatuazhet e shumta që ka të gdhendura në trupin e saj me forma bombastike.



