Sporti

“Nuk i kursej fjalët, të luash në Arabinë Saudite është e tmerrshme”

12/30/2025 15:15
nga:Lorik J

Inaki Williams po ankohet për lokacionin e Superkupës së Spanjës.

Superkupa e Spanjës do të luhet, për të pestin vit radhazi, në Arabinë Saudite janarin e ardhshëm, me Athletic Bilbaon që do të përballet me Barcelonën në njërën nga gjysmëfinalet më 7 janar, teksa ditën tjetër, Atletico Madrid luan me Real Madridin.

“E kam thënë shumë herë dhe nuk i kursej fjalët për këto çështje. Për mua, të luash në Arabinë Saudite është një bezdi”, tha ai pas seancës së hapur stërvitore të Bilbaos të martën.

Pastaj është aspekti personal. Gruaja e Inaki-t është gati të lindë dhe lojtari mund të mos jetë i pranishëm në atë kohë: “Në ditët në vijim do të bëhem baba, të lë gruan dhe djalin tim këtu është një zhgënjim, por është pjesë e punës. Jam në dispozicion të klubit, do të përpiqem të bëj më të mirën time në Superkupë.”

/GazetaBlic Sport