Sporti

‘Nuk i kuptoj rregullat’, Araujo për golin e Newcastle ndaj Barcelonës

03/11/2026 09:34
nga:L J

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, shprehu zhgënjim pas një momenti të diskutueshëm gjatë barazimit 1-1 të skuadrës së tij me Newcastle United në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Kampionëve.

Rasti ndodhi pak para se Newcastle të hapte rezultatin në St James’ Park. Araujo kishte dalë shkurtimisht nga fusha për shkak të ngërçit dhe ishte pranë vijës anësore për t’u rikthtyer shpejt në lojë.

Megjithatë, gjyqtari Marco Guida e pengoi atë të kthehej menjëherë në fushë dhe e udhëzoi të priste jashtë. Kur Araujo u lejua të rikthehej, Newcastle kishte ndërtuar tashmë një aksion sulmues dhe aty erdhi goli.

“Nuk i kuptoj rregullat,” tha Araujo. “Nëse kam një ngërç, mund të hyj në fushë në këmbë ose duke u zvarritur. Nuk e kuptoj vendimin e gjyqtarit. Ai më përjashtoi përsëri.

“Pastaj nuk munda të shkoja në zonë. Nuk e kuptoj vendimin e gjyqtarit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport