Lumbardh Salihu, kandidati i LDK-së për deputet, pas përfundimit të zgjedhjeve, ka shprehur falënderimet e tij për të gjithë ata që qëndruan pranë tij gjatë këtij rrugëtimi, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar se, sipas rezultateve përfundimtare, ka marrë 6,270 vota, një shifër që e motivon për të vazhduar angazhimin e tij.
“Njohuritë dhe idetë tuaja, si dhe besimi dhe vota juaj, janë ata që më shtyjnë përpara. Ky është vetëm fillimi, dhe do të vazhdoj të punoj për të mirën e vendit, pa marrë parasysh pozitat,” ka shkruar Salihu.
Ai ka premtuar se përkushtimi i tij për të arritur qëllimet e tij dhe për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës do të mbetet i pandryshuar, duke i ftuar qytetarët të përballen së bashku me sfida të reja.


