Pep Guardiola ishte i kënaqur me fitoren 2-0 të Manchester City ndaj Nottingham, por ishte i zemëruar me mesfushorin Rodri për përjashtimin.
“Rodri kërkoi falje, ai tha se i vinte keq”, zbuloi Guardiola pas ndeshjes në Etihad.
City kryesoi 2-0 në pjesën e parë, dhe më pas Rodri u përjashtua direkt për përleshjen me Gibbs-White. Më herët, Guardiola për ankesa mori karton të verdhë.
“Unë mund të marr një karton të verdhë, por Rodri nuk mund të marrë një të kuq. Unë nuk po luaj dhe lojtarët në fushë duhet të kontrollojnë emocionet e tyre. Jam i zemëruar, nuk më pëlqen të luaj me 10 lojtarë. I thashë lojtarëve në pjesën e parë të jenë të kujdesshëm”, tha Guardiola për futbollistin të cilin katër ditë më parë e quajti mesfushori më i mirë në Evropë.
/GazetaBlic Sport