Sporti

Nuk funksionoi treshja Mbappe-Messi-Neymar, kjo është deklarata e Pochettinos pas ndeshjes

09/16/2021 11:01
nga:Lorik J

Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino foli pas barazimit të skuadrës së tij kundër Club Bruges mbrëmë në ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve.

Ai gjithashtu ka folur në mënyrë të pashmangshme edhe për treshen e sulmit Messi-Mbappe-Neymar, që luajtën nga minuta e parë e takimit, përcjell GazetaBlic Sport.

‘Na duhet kohë për të punuar me ta dhe për të ndërtuar një mirëkuptim mes lojtarëve. Kjo ishte e qartë dhe ne e kemi thënë ditët e fundit. Ne ende duhet të krijojmë një ekip. Nuk kemi pasur një mbrëmje të mirë, por ende duhet të qëndrojmë të qetë, të vazhdojmë të punojmë dhe të marrim kohën që na nevojitet. Gjërat do të jenë më mirë”, tha Pochettino.

/GazetaBlic Sport