Showtime

Nuk fshihen më, Sara Hoxha dhe Erik Fullani të lumtur në plazh

07/16/2025 09:22
nga:Genita C

Sara Hoxha dhe Erik Fullani nuk po fshihen më.

Çifti i ri është kapur pranë plazhit në jug të Shqipërisë, dhe duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Fotografia vjen vetëm pak ditë pas deklaratës së Ledri Vulës në emisionin e Alketa Vejsiut, ku foli për ish të dashurën e tij.

“Po duket e lumtur me këtë djalin, kur Sara është e lumtur, edhe Poi është e lumtur”, tha reperi për lidhjen e re të nënës së vajzës së tij.