Sporti

“Nuk fitohen ndeshjet në kafene”! Silvinjo flet para takimeve të qershorit

06/05/2023 12:45
nga:Lorik J

Shqipëria do të përballet kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe në muajin qershor. Fitorja është detyrim për kuqezinjtë në mënyrë që të mbajnë gjallë shpresën e kualifikimit. Para këtyre takimeve ka folur edhe trajneri Silvinjo.

“Ky është moment pak delikat, lojtarët janë pak të lodhur. Tani duhet një menaxhim i mirë i forcave që lojtarët të japin maksimumin e tyre.

Tani i njohim më mirë lojtarët tanë dhe kemi pasur ftesa të tjera në krahasim me ndeshjen e kaluar. Këtë herë kemi ftuar tre lojtarë të rinj nga të cilët pres më shumë.

Kemi një grup të ri dhe mua më pëlqen kjo gjë. Tani po mendoj vetëm për Moldavinë, por për mua ngelen edhe 7 finale. Me tifozët tanë, do ta fitojmë ndeshjen me Moldavinë. Nuk do të jetë e lehtë, por kjo është detyra jonë.

Muçi po bën mirë te Legia, është lojtar i mirë dhe që sulmon mirë hapësirën. Sadikun e njohim, është i rrezikshëm në zonë dhe mund të na ndihmojë shumë në këto dy ndeshje.

Të gjithë ata që janë këtu e meritojnë ftesën e Kombëtares. Mungesa e Roshit? Është në radarin tonë, nuk do të thotë se nuk do të jetë në shtator. Në këtë moment kam zgjedhur lojtarë të tjerë.

Ndeshjet fitohen në fushë, nuk fitohen jashtë fushe, në kafe apo në ndonjë ambient tjetër. Ja kam bërë të qartë lojtarëve, pashë Bundesligën dhe ndeshjet ishin të çmendura në javën e fundit, nuk ka ekipe të vogla”, tha Silvinjo.