Sporti

Nuk fillon as pas 30 minutash pjesa e dytë në Suharekë, ja çfarë po ndodhë

09/18/2021 17:32
nga:Mergim Rreci

Pjesa e dytë në mes Ballkanit dhe Llapit nuk ka filluar ende, edhe pse do të duhej të fillonte 25 minuta më parë.

Kjo për shkak se është duke u zbrazur i gjithë stadiumi nga Policia e Kosovës, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjatë pjesës së parë kishte disa probleme, me shikuesit që ofenduan e fyen trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.

Kështu që delegati i ndeshjes së bashku me gjyqtarët morën vendim që ndeshja të vazhdojë pa shikues.

Rezultati pas pjesës së parë është 1 me 0.

/GazetaBlic Sport/