Cristiano Ronaldo (Manchester United) dhe Lionel Messi (Paris Saint-Germain) po kalojnë një periudhë më pak pozitive për sa i përket golave dhe të dy kanë treguar mungesë të qartë efektiviteti në ndeshjet e fundit.
Cristiano Ronaldo shënoi golin e fundit më 15 shkurt kundër Brighton dhe ka kaluar 305 minuta pa shënuar. Diçka shumë larg mesatares së tij që shënon një gol çdo 90 minuta. Golashënuesi portugez ka shtuar deri më tani 15 gola, përcjell GazetaBlic Sport.
Situata e Lionel Messit është edhe më e keqe, pasi ai nuk ka shënuar që nga 6 shkurti dhe ka kaluar 412 minuta pa gol. Golashënuesi argjentinas së fundmi ka humbur edhe një penallti ndaj Real Madridit, në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve. Sulmuesi argjentinas ka vetëm shtatë gola të shënuar deri më tani.
/GazetaBlic Sport/


