Sporti

Nuk është rikthyer ende në stërvitje me Realin, Bale merr një lajm të mirë

11/02/2021 12:56
nga:Mergim Rreci

Qëllimi i Gareth Bale ishte të rikthehej në ndeshjen e së shtunës kundër Rayo Vallecano, në mënyrë që t’i jepte vetes një shans për t’u thirrur për ndeshjet e Uellsit kundër Bjellorusisë dhe Belgjikës këtë muaj.

Por ai nuk ka qenë në gjendje të përmbushë afatet e tij në nivel klubi, pasi ai ende nuk është duke u stërvitur me skuadrën vetëm pesë ditë pas ndeshjes. Ai ka qenë duke punuar në palestër deri më tani, dhe pjesëmarrja e tij duket gjithnjë e më e pamundur tani, transmeton GazetaBlic Sport.

Pavarësisht kësaj, Robert Page e ka thirrur atë për skuadrën e Uellsit. Ai do të udhëtojë për detyrë ndërkombëtare, edhe pse nuk ka gjasa të jetë në gjendje perfekte.