Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.
Real Madrid ka triumfuar ndaj skuadrës së Leipzig në Gjermani, 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Brahim Diaz realizoi golin e vetëm në këtë takim, duke i dhënë fitore e madhe skuadrës së tij. Gjermanët kishin disa mundësi shumë të mira për gol, por i shpërdoruan ato.
Pikërisht Diaz e fitoi edhe çmimin e më të mirit të ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/