Sporti

Nuk është në planet e trajnerit, Milani e dërgon Adlin në ekipin e të rinjëve!

07/03/2025 09:59
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit po përgatitet për rikthimin në stërvitje dhe një gjë e tillë do të nisë nga e hëna, ku lojtarët do mblidhen sërish dhe do të fillojnë punën para sezonit të ri 2025/26.

Megjithatë, jo të gjithë janë në planet e trajnerit, Max Allegri, shkruan GazetaDelloSport, përcjell GazetaBlic Sport.

Yacine Adli nuk është në projektin e Massimiliano Allegrit dhe, në fakt, do të stërvitet me Milan Futuro, ekipin që do të përgatitet për kampionatin e Serie D.

Max Allegri nuk e sheh si opsion dhe e ka dërguar atë tek skuadra e të rinjëve të Milanit, vendim ky i çuditshëm duke marrë parasysh cilësitë e futbollistit.

/GazetaBlic Sport