Sporti

Nuk është nata e vitit të ri! Tifozët e Barcelonës i lënë pa gjumë futbollistët e PSG-së me fishekzjarre

04/16/2024 10:30
nga:Mergim Rreci

Emocionet e jashtëzakonshme të Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sonte.

Dy super sfida na presin me fillim nga ora 21:00, atje ku do të mësohen dy skuadrat e para që kalojnë në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Në Spanjë, Barcelona e pret skuadrën e PSG, duke qenë në avantazh nga takimi i parë i luajtur në Francë.

Në afërsi të hotelit ku PSG ka qëndruar gjatë natës, janë ndezur intensivisht fishekzjarrët, duke i lënë pa gjumë futbollistët e drejtuar nga Luis Enrique.

Barcelona dhe PSG vendosin sonte se kush do të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me katalanasit që hyjnë me epërsinë 3-2.

/GazetaBlic Sport/