Lajme

“Nuk është hera e parë që Qendra për Punë Sociale dështon”

04/17/2024 14:45
nga:N K

Avokatja, Adelina Hoxha, ka reaguar ndaj vrasjeve të grave në Kosovë. Ajo thotë se kjo po bëhet si dukuri në shoqërinë tonë dhe është shumë shqetësuse.

Ajo në një intervistë për GazetaBlic tutje thotë se Kodi Penal i Republikës së Kosovës e njeh dhe denimin e përjetëshëm për kryersit e veprave të tilla.

“Fakti që kjo po bëhet si dukuri në shoqërinë tonë është shqetësuse. Si dukuri nëpër botë ka ekzistuar dhe ka me ekzistua. Në fakt me numër të popullësisë qe ne e kemi është shqetëuses ky numër që është në rritje. Kodi Penal i Republikës së Kosovës e njeh dhe denimin e përjetëshëm për kryesit e vperave të tilla”, tha ajo për Gazeta Blic.

Hoxha krahas kësaj thotë se në Kosovë nuk ka vend për ashpërsim të ligjit.

“Vrasja e anëtarit të familjës është majft dënim i ashpër, nuk ka vend për ashpërsim të ligjit nuk ka dënim tjetër për veç dënimit të përjetsëshëm”, deklaroi Hoxha.

Avokatja tutje potencon, se është kundër denimit me vdekje.

“Unë jam kundër dënimeve me vdekje ashtu siç është dhe BE-ja, ligjet e Republikës së Kosovës janë në standardet me ligjet e BE-së, dhe nuk mund të dalim prej këtyre ligjeve përderisa BE-ja nuk e ka këtë dënim me vrasje nuk mund të kemi as ne”, u shpreh ajo.

Tutje ajo thotë se rasti i 21 vjeçares është mjaft shqetësus, ku vrasja ka ndodhur në një institucion që ajo duhet të jetë e mbrojtur dhe jo të vritet.

“Rasti i fundit është majft shqetësues ku ka ndodh në një institucion i cili është i thirrur për mbrotje e mirëqenjes sociale”, daklaroi ajo.

Hoxha kritikon dhe Qendren për punë Sociale, ku thotë se ata duhet të koncentrohen më shumë në mirëqenien sociale .

“Qendra për punë sociale ka kompetenca të majftushme, mirëpo në praktik koncentrohen vetëm në gjendjen finaciare të familjeve. Ata duhet të koncentorehn në mirëqenjen sociale”, tha ajo.

Tutje ajo shton se në Kosovë ka shumë OJQ që merren me të drejtat e grave, ndersa fondet që merren nuk dihen se ku shkojnë.

“Në Kosovë ka shumë OJQ që merren me të drejtat e grave mirpo nuk e di ku shkojnë ato fonde që merren dhe nuk shihet një rezultata”, shton ajo.

“Qendra për punë sociale ka dështu në këtë aspekt nuk është që ka dështu gjykata, gjykata nuk mundet me kry punen, edukimit, hetusisë, qendren për punë sociale, dhe në fund punen e vet”, u shpreh ajo.
/GazetaBlic/