Fifi ka bërë disa postime në rrjete sociale me anë të të cilave tregon se sivjet nuk është ftuar për të performuar nëpër klube nate.
Ajo është shprehur disi e zhgënjyer duke thënë se këtë verë mbase nuk është edhe shumë in në treg.
Ajo përmendi disa nga artistë të huaj, të cilët janë ftuar disa herë nëpër Kosovë e Shqipëri.
“I falënderoj dhe i përshëndes të gjithë klubet Kosovë dhe Shqipëri për këtë behar.
Isha përgatit këtë verë që të kem shumë punë, por me sa duket nuk jam shumë in në treg dhe absolutisht Raf Camora, Luciano e këta të huajt janë më mirë për tregun tonë.
Po s’ka problem. Fifi ju do shumë prapë dhe do ju vijë siç ka ardhur përherë”.
Për datat e dimrit (në qoftëse doni me marrë Fifin prapë se absolutisht nuk më ka ngelur hatri. Do mirret dikush tjetër me koncertet e mia, jo ai me të cilin keni kontaktuar deri tani. Do ju njoftoj shumë shpejt.
Ama më keni bërë nder…se jam duke e shijuar rritjen e djalit. Mbase do kisha lekë pak më shumë, po edhe pa këto mirë jam.
Faleminderit Zotit, Elhamdulilah”.