Showtime

Nuk është Donaldi, zbulohet për kë bën tifo kushërira e Beatrix Ramosajt

02/11/2022 18:36
nga:Genita C

Anxhelinaa Hadërgjonaj, kushërira e Beatrix Ramosajt bën tifo për një nga konkurrentët e Big Brother Vip. Dhe nuk bëhet fjalë për Donaldin.

Ndonëse ka një raport mjaft të ngushtë me vajzën e tezes së saj në një lidhje me aktorin e humorit, Anxhelina ka shprehur sot hapur simpatinë për Beniada Nishanin.

Anxhelina ka ndarë foton e Beniadës në Story ka vendosur edhe kupën që nënkupton çmimin e parë.

Beniada është finalistja e dytë e BB VIP pas Ilirit ndërkohë që Donaldi edhe pse një nga figurat më të pëlqyera në këtë edicion ende nuk është shpallur finalist dhe me gjasë pritet të njoftohet në mbrëmjen e primet të sotëm.