Skuadra e shqiptarëve në Çeki, Sparta Praga dje barazoi 1-1 me Teplice në shtëpi.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani nuk u aktivizua fare në këtë ballafaqim nga trajneri, pavarësisht se nuk u raportua për ndonjë dëmtim, apo diçka, përcjell GazetaBlic Sport.
Rrahmani nuk po kalon formë të mirë – andaj siç duket trajneri ka vendosur që të mos e aktivizojë, ndoshta edhe duke e pushuar pak nga presioni i madh, sepse futbollisti ka një muaj që nuk e gjen rrjetën.
Ermal Krasniqi në anën tjetër u rikthye nga lëndimi dhe u aktivizua në këtë duel, sikurse Tuci.
/GazetaBlic Sport