Edhe Edita Tahiri ka reaguar pasi ministrja Donika Gërvalla nuk e përmendi UÇK-në dje, në përvjetorin e 23 –të të Ditës së Çlirimit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se askush nuk mund ta mohojë këtë histori të lavdishme krenare të Kosovës.
Postimi i saj i plotë:
Çlirimi dhe pavarësia e Kosovës është bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe gjithë rezistencat tjera shqiptare ndër breza. Së bashku me aleatët perëndimor SHBA, NATO, partnerët evropianë. Askush nuk mund ta mohojë këtë histori të lavdishme krenare të Kosovës dhe kombit tonë shqiptar!


