Sporti

Nuk e ndërron mendimin, Neville: Manchester City do ta fitojë Premierligën

04/02/2023 17:27
nga:Lorik J

Gary Neville ka parashikuar sërish se Manchester City do të ruajë titullin e tyre pavarësisht se Arsenali ka epërsinë prej tetë pikësh.

Kampioni në fuqi, Man City e kishte shkurtuar epërsinë e Arsenalit në pesë pikë duke mposhtur 4-1 Liverpool-in në ndeshjen e parë të së shtunës.

Arsenali u përgjigj duke mposhtur Leeds United me të njëjtin rezultat për të rikthyer distancën e tetë pikëve, megjithëse City ka një ndeshje më pak.

Neville i tha Sky Sports se Arsenali kishte kaluar një tjetër provë duke iu përgjigjur fitores së hershme të Cityt, por pret që presioni të rritet në skuadrën e Mikel Artertës në nëntë ndeshjet e tyre të fundit.

“Arsenali është në një pozitë të pabesueshme, ata kanë besim të vërtetë, ka të bëjë me qëndrimin larg lëndimeve dhe mbajtjen e asaj forme në vazhdimësi”, tha Neville.

“Unë ende mendoj se City do ta fitojë këtë pasi ata kanë pak më shumë përvojë, është 50/50. Isha i sigurt rreth gjashtë javë më parë dhe mendova se Arsenali do të humbiste pikë, por mendoj se City do t’ia dal”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport