Leo Messi nuk ka të ndalur dhe po vazhdon shkëlqimin me fanellën e Inter Miami.
Skuadra e sulmuesit argjentinas triumfoi me rezultat 0-1 ndaj Sporting Kansas City, në ndeshjen e parë të raundit të parë të Concacaf Champions Cup, transmeton GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë zyrtare e Inter Miamit për vitin 2025 ishte planifikuar të zhvillohej të martën, por u shty 24 orë për shkak të një stuhie bore.
Megjithatë, i ftohti dhe temperaturat e ashpra vazhduan të mërkurën, aq sa gjatë ndeshjes tempertatura ishte -21 gradë.
Messi realizoi në minutën e 56-të, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij me një gol të bukur.
LEO MESSI WHAT A GOAL!!! 🐐🐐
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) February 20, 2025


