Mesfushori Bersant Celina, është shprehur i zhgënjyer pas disfatës ndaj Gjeorgjisë.
Mesfushori i “Dardanëve” beson se ekipi meritoi më shumë pas paraqitjes të cilën e bëri.
“Nuk e merituam të humbim sonte pasi krijuam më shumë se kundërshtari ynë. Provuam të rikthehemi por nuk arritëm ta bënim një gjë të tillë.”, deklaroi Celina.
“Është një periudhë e vështirë, vijmë pas ndeshjeve të vështira, sot provuam të rikthehemi por nuk mundëm”.
“Në aspektin personal kam pasur periudhë të vështirë, kisha probleme me zemër, por tani po kthehem. Ishte hera e parë që pas 4,5 muajsh luaj 90 minuta, po kthehem”.
“Goditjet nga distanca? Shokët më thonë gjitha që të gjuajë nga distanca, nganjëherë nuk jam në pozitë të mirë, por duhet të tentojë më shpesh, pa harruar që të gjejë edhe shokët”.