E kemi kuptuar tashmë që reperi i njohur, Kanye “Ye” West, nuk është një fans shumë i madh i Pete Davidson.
Javët e fundit, Kanye e ka shprehur pakënaqësinë për lidhjen e aktorit me ish-in e tij Kim Kardashian, me anë të disa ‘diss-eve’ për Pete në muzikën e tij. Por gjërat duket se nuk kanë mbaruar me kaq, pasi reperi ka më shumë për të thënë.
Të dielën, më 13 shkurt, ai ndau një foto paparacësh të Pete dhe Kim duke ecur së bashku dhe duke mbajtur duart.“Shikoni këtë trap. Pyes veten nëse Instagram-i do mbyll faqen tim ngaqë i bëra ‘diss’ ish të dashurin e Hilary Clinton.”- u shpreh Ye.
Pete nga ana tjetër nuk ka dhënë ende një kundrapërgjigje ose ndonjë koment në lidhje me atë çka reperi ka thënë.
Të shtunën, më 12 shkurt, Ye ndau një foto të tij duke u shfaqur me Pete, Timothée Chalamet dhe Kid Cudi. Në foto, reperi kishte vendosur një kryq në fytyrën e Pete.
Kim e kishte shpërndarë tre vjet më parë foton origjinale në Twitter dhe Pete kishte folur për takimin me çiftin e atëhershëm në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon.“Doja thjesht që shoku im të ishte suportiv. Thika thjesht shkon thellë e më thellë.“- ka shkruar reperi në postimin e tij, i cili që atëherë është fshirë.



