Mbrëmë, Artani i ka thënë Brunos se këto ditë është duke i ndjerë më mirë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
Ai u shpreh se nuk i vjen keq t’ua thotë banorëve të tjerë të BBVK-ës gjërat që i mendon.
“Tani nuk e kam problem, sepse kam shpërthyer. Jam shumë i lumtur me veten time që kanë ardhur në këtë stad”.
“Kjo për shkak se jam duke i parë gjërat shumë mirë, dhe e di çfarë ka ndodhur, dhe vetëm po ua them gjërat”, ka thënë Artani.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.