Lajme

“Nuk e kam marrë veten”, avokatja zbulon dëshminë e vajzës së Gjyljeta Ukellës

04/24/2024 15:42
nga:G B

Avokatja Fehmije Gashi ka folur për dëshminë e Paulina Lajçit, vajzës së Gjyljeta Ukellit e cila u vra nga bashkëshorti i saj.

“Më datën 22, pardje, është intervistu ku kam qenë unë prezente, me autorizim të prokurorit, nga Njësia Hetuese, gjegjësisht sektori i vrasjeve në Pejë, është intervistu vazja e të ndjerës Xhuljeta, Paulina Lajçi, e cila është mes moshës 16 dhe 17-vjeçe, e cila ka dhënë mjaft detaje mbi rrethanat të cilat kanë pasë raportet të dy bashkëshortët para aktit tragjik…”, ka thënë Gashi për Kosova Today të Klan Kosovës.

“Dhe momentin si e ka përjetu, si e ka parë nënë të mbuluar me gjak, që natyrisht ishte një ndjenjë shumë e rëndë, madje mua më ka ndikuar ndoshta sepse aj jam nënë, se jam bashkëshorte, se jam gjyshe, mund të them që s’kam mujt me u rahatu shpirtnisht gjithë ditës”.