Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas takimit të mbajtur mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel raporton Gazeta Blic.
Gjoshi thotë se i njëjti tashmë nuk e ka në krahë as Vasfije Krasniqin dhe as Saranda Bogujevcin, por është ballë për ballë me Aleksandër Vuqiqin dhe sipas kushteve të tij.
Ai tutje thotë se ky është Albin Kurti që sot e braktisi premtimin që i kishte dhënë Ferdonije Qerkezit e Nusrete Kumnovës për të kushtëzuar uljen në tavolinën e dialogut me Serbinë me zbardhjen e fatit të fëmijëve të tyre.
Reagimi i plotë:
Nuk e ka në krahë as Vasfije Krasniqin dhe as Saranda Bogujevcin, por është ballë për ballë me Aleksandër Vuqiqin dhe sipas kushteve të tij.
Ky është Albin Kurti që sot e braktisi premtimin që ia kishte dhënë Ferdonije Qerkezit e Nusrete Kumnovës për të kushtëzuar uljen në tavolinën e dialogut me Serbinë me zbardhjen e fatit të fëmijëve të tyre.
Kurti: Në takimin me Vuçiqin u ruajt distanca fizke, s’pati befasi


