Sporti

Nuk e ka bërë asnjë skuadër tjetër në histori, PSG me motiv të shtuar për sfidën e sotme

05/07/2024 19:13
nga:Mergim Rreci

Paris Saint Germain dhe Borussia Dortmund do të luajnë sonte me fillim nga ora 21:00 ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Paris, ku nikoqiri do të tentojë të ndryshojë rezultatin e ndeshjes së parë.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë gjysmëfinale Dortmundi fitoi 1:0 me golin e Niclas Fullkrug në minutën e 36-të.

Asnjë klub nuk ka humbur ndonjëherë ndeshjen e parë si në çerekfinale ashtu edhe në gjysmëfinale dhe të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve, gjë që mund të ndodhë sonte për herë të parë në histori me skuadrën e PSG’së.

/GazetaBlic Sport/