Sporti

Nuk e grumbulluan me ekipin, Barcelona përdor djalin e Ronaldinhos si kameraman!

04/08/2024 08:10
nga:Lorik J

Djali i Ronaldinhos, Joao Mendes, mori rolin e pazakontë të kameramanit gjatë fitores 1-0 të Barcelonës U-19 kundër Sabadell.

Mendes nuk u fut në grup për takimin, por stafi stërvitor i caktoi një detyrë tjetër – të filmonte ndeshjen për ta analizuar atë më vonë, përcjell GazetaBlic Sport.

Në fakt, kjo nuk është diçka e re në Barcelonë. Përkundrazi, është një praktikë e zakonshme nën drejtimin e trajnerit të katalanasve, Oscar Lopez, i cili ndihmon veten me lojtarët që nuk janë në grup.

Ja pamjet: