Sporti

Nuk e ftoi për ndeshjen ndaj Galatasaray, Slot: Chiesa është i lënduar!

09/29/2025 21:51
nga:Lorik J

Arne Slot ka zbuluar se Federico Chiesa u la në shtëpi për udhëtimin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve kundër Galatasarayt pasi pësoi një dëmtim kundër Crystal Palace.

“Ai pati një problem të vogël në ndeshjen e fundit kundër Crystal Palace. E provoi sot, ishte në fushë në fillim, por nuk mundi ta përfundonte seancën, kështu që vendosëm të mos e merrnim, sepse pas disa ditësh është ndeshja jashtë fushe kundër Chelseat”, tha Slot.

Skuadra e Liverpoolit do të ballafaqohet me Galatasarayn nesër me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport