Sporti

Nuk e ‘frikëson’ vlera e kundërshtarit, Ismet Ramushi: Drita ka kualitet për ta mposhtur Viktoria Plzen

07/27/2023 13:04
nga:E K

Drita do të përballet sot me Viktoria Plzen në Ligën e Konferencës.

Skuadra gjilanase do të nis aventurën për t’u kualifikuar në Europa Conference League pikërisht sot me fillim nga ora 19:00 ndaj Viktoria Plzen në raundin e dytë kualifikues të kësaj gare.

Ish lojtari i Dritës, Ismet Ramushi në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport‘ u shpreh optimist se skuadra kosovare ka cilësi për ta kaluar këtë kundërshtar, duke thënë se tashmë Drita ka krijuar përvojë dhe ka një strukturë të fortë të lojtarëve.

Normalisht që ne presim një paraqitje të mirë nga ana e Dritës. Trajneri ka pasur kohën e mjaftueshme për të përgatitur ekipin dhe për të analizuar kundërshtarin. Besoj që ka punë të vështirë përpara, por mendoj që Drita ka forcë për të mposhtur ekipin çek. Drita ka strukturë të mirë të cilën e ka ruajtur nga sezoni i kaluar me disa ndryshime të vogla, ka përvojë tashmë në garat evropiane, për fund mendoj që Drita ka forcë ta kalojë këtë kundërshtar“, tha Ramushi për GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se sot pëveç Dritës, në Conference League luan edhe skuadra tjetër kosovare, Dukagjini e cila ka përballë skuadrën kroate, Rijeka.

/GazetaBlic Sport/