Cool

Nuk e dinte se fitoi 3.39 milionë dollarë në lotari për javë të tëra

05/21/2022 20:09
nga:G C

Një burrë i paidentifikuar nga Miçigani i ShBA-së nuk ishte në dijeni se kishte fituar xhekpot prej 3.39 milionë dollarësh në lotari për javë të tëra.

45-vjeçari është lojtar i rregullt që blen bileta 1$ Lotto 47. Ai përputhej me të pesë numrat në shortin fitues, i cili përfshinte 4, 6, 11, 17, 23 dhe 31.

“Unë luaj Lotto 47 rregullisht dhe blej gjithmonë një biletë për shortin. Nëpunësit e dyqanit zakonisht thonë: “Vetëm një?” dhe unë gjithmonë u them atyre: ‘Duhet vetëm një për të fituar’”, u tha burri zyrtarëve të lotarisë.

“Nuk e kuptova se kisha fituar për disa javë. I vendos biletat e mia dhe më pas gruaja ime i skanon ato në aplikacion për të parë nëse fituam. Kur ajo skanoi këtë biletë, më tha se do të fitonim, por unë ishte i sigurt që ajo thjesht po bënte shaka me mua. Kur ajo filloi të qante, e dija se nuk ishte aspak shaka”, sqaroi ai.

Ai tha se për momentin do t’i vendosë paratë në bankë.