Lajme

‘Nuk e dinim që po blinim shtëpinë e Zelenskit’, thotë çifti rus që u bë pronar i vilës luksoze në Krime

11/01/2023 17:43
nga:Y I

Një çift rus që sapo blenë një pronë luksi në bregdetin e gadishullit të Krimesë thanë se nuk e kishin idenë që u bënë pronarë të shtëpisë ku banonte më parë presidenti ukrainas Zelensky.

Apartamenti me pamje nga deti, i zotëruar më parë nga bashkëshortja e Zelensky në gadishullin e aneksuar nga Rusia, u shit në ankand për gati 400,000 dollarë.

Gruaja e presidentit Olena Zelenska u detyrua të braktiste vilën në fshatin Livadia që prej vitit 2014 pas aneksimit nga Rusia, kur ajo ishte ende e panjohur, por e kishte riblerë sërish para një viti për rreth 150,000 dollarë sipas mediave ukrainase.