Showtime

“Nuk e di ndoshta në të ardhmen”/A do të jetë Meriton Mjekiqi pjesë e BBVK?

01/29/2023 23:03
nga:G B

Moderatori Meriton Mjekiqi tregoi këtë të diel në “Big Talk” nëse i është bërë ftesë nga ana e produksionit të “Big Brother Vip Kosova”, për të qenë pjesë e formatit, pasi ditë më parë postoi një instastory me Alaudin Hamitin duke ngritur dyshime.

Mjekiqi tha se momentalisht nuk e ka në plan të futet brenda shtëpisë.

“I kam pasUr disa bisedime bashkë me Dinin, por realisht ka mbetur biseda mes nesh dhe nuk kam dashur dicka të bëj publike njëherë se nuk i dihet ndoshta në të ardhmen jom pjesë e “Big Brother”, por për momentin nuk ka diçka, po mediat e bënë më shumë të mëdha”, tha Mjekiqi.

Në linqet më poshtë mund të shihni klipin, dhe emisionin e plotë: