Këngëtari nga Kosova Besnik Qaka të cilin e njohim dhe si pjesë e grupit të njohur prej vitesh “NRG Band” ka zbuluar se si u vendos emri i bandës.
I ftuar në emisionin “Why Not” këngëtari ka rrëfyer se banda asaj kohe luante muzikë në lokale te ndryshme por nuk kishin një emër. Dhe e gjitha nisi në një lokal të Kosovës kur pronari i saj organizoi një short për të zgjedhur emrin e grupit.
Personat që ndodheshin në lokal sugjeruan emra dhe kur ata zgjodhën njërën prej letrave ishte emri “NRG Band”. Artisti shtoi se edhe sot e kësaj dite ai nuk e di ende kush e kishte shkruar emrin.
“Ka ardhur i rastësishëm, nuk e kemi vu ne emrin por na e kanë vënë. Kur unë u bashkëngjit me këtë grup kemi filluar pa emër. Asokohe luanim muzikë të huaja, nëpër lokale. Në një lokal erdhi pronari erdhi na pyeti a keni emër, por ne mbetëm.
Pas një kohe ai organizoi një lojë shpërblyese, mori mikrofonin e tha: Këta çunat nuk kanë emër, janë shumë grup i mirë dhe kush e propozon një emër do të ketë një shishe shampanjë. Morëm letrat dhe në njërën prej letrave ishte “Energy Band” dhe prej atij mbeti emri. Kush e ka shkruar nuk e di.”- tregoi Besniku.
Kujtojmë se këngëtar është bërë baba për herë të dytë disa muaj më parë. Lajm ai e ndau me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale ku publikoi një foto me të birin e porsalindur në krahë.
“Sot, me datë 09/09/21, erdhi në jetë gëzimi im i dytë, Jan Qaka” shkroi artisti krahas imazhit asaj kohe.
Gjatë një interviste për “ABC e Mëngjesit”, Besniku tha atëherë: “Lindja ka ndodhur në mesnatë, diku nga ora 3-4, por e bëra publike pak më vonë se isha i angazhuar me pak emocione. Gjatë lindjes ishin shumë emocione. Jam ndjerë shumë mirë.
Zakonisht gocat janë për baba dhe çunat pak më shumë me nënën. Po unë kam një ndjesi shumë të madhe për të dy. Bashkëshortja është shumë mirë, perfekt. Djali duket me shikimin e parë që do t’i ngjajë mamasë, ndërsa goca më ka ngjarë mua”.
I pyetur nëse kanë në plan për një fëmijë të tretë, Qaka tha: “Nuk e kemi bërë plan.”


