Chelsea është skuadra e interesuar të nënshkruajë qendërmbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral, në një marrëveshje shkëmbimi me Jorginhon, sipas CalcioMercatoWeb.
Reprezentuesi turk e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Atalanta, të cilët kanë vendosur të mos ushtrojnë opsionin e blerjes prej 18 milionë eurosh, ndërsa menaxheri i Juventusit, Allegri nuk e konsideron atë si pjesë të planeve të tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Chelsea mbetet në nevojë për përforcime mbrojtëse me largimin e Antonio Rudiger dhe Andreas Christiansen si dhe pasigurinë që rrethon të ardhmen e kapitenit të klubit Cesar Azpilicueta.



